e diel, 19 korrik 2009

Ardhja e Boshnjakeve ne Shqiperi

Ardhja eboshnjakeve ne Shqiperi nuk ka nje date te sakte,por daton aty rreth viteve 1878-1883 vit kur filloi dhe emigrimi i boshnjakeve.
Emigrimi i boshnjakeve u be ne tre faza:1878-1883:1883-1890 dhe1891-1897.
Shkaqet e ketij emigracioni eshte kryesisht lufta Austro-Hungareze me Turqine.

Sipas tregimeve te te moshuarve ardhja e boshnjakeve ne durres u be per arsye te nje avarie te anijes se tyre qe ishte drejtuar per ne Turqi dhe u be i pa mundur udhetimi per ne Turqi.
Nje gje eshte e qarte qe boshnjaket gjeten nje mikpritje te vecant nga vendasit[Shijakasit]
dhe zhvilluan mardhenie te mira gjat gjith kohes,ata u integruan ne kulturat e njeri-tjetrit.
Ne shqiperi erdhen nje popullsi boshnjake qe banonte ne nje vend midis qyteteve kryesore te zones Mostar,Çaplin,Stolac si dhe disa qytete dhe fshatra Çetinje,Pocitel,Trebinje etj.

Nder familjet e para qe erdhen ishin familjet e Sabliqeve,Guzineve,Kadragiqeve,Sfinjareve,Tikvineve,Tabakoviqeve,Kllariqeve,Miceviqeve,
Ramiqeve,Zuriqeve... etj .Pjesa me e madhe e tyre u vendosen ne periferi te qytetit te shijakut ne vendine quajtur kodrat e Koxhasit.
Pjesa me e madhe e ketyre familjeve ishin familje qytetare dhe intelektuale,me vone erdhen edhe te tjere boshnjake te fshatrave perreth Mostarit,Çaplinit etj,dhe u vendosen ne fshatin qe
u quajt borake qe ishin kryesisht bujk,blektore dhe fermer te zote.

Muhaxhiret[boshnjaket] jane njerez puntor trima dhe te ndershem ,nuk jan te pakta rastet e
kontributit te boshnjakeve ne lufte kunder armiqeve .
Boshnjaket moren pjese ne luften e Shkodres ku rane ne fushen e betejes Sali Molla dhe Sali Zyriqi,Ali Ramiqi mori pjes ne luften e rrushbullit,Omer Shehoviqi mori pjes ne luften e Vlores
ne1939,Suleman Hafizi ose Suleman Kadra qe drejtoi bashke me patriote te tjere qendresen kunder Italis fashiste ne Shengjin te Lezhes.
Pas lufte boshnjaket u kthyen ne jeten e tyre duke i sherbyer vendit me ndihmen e tyre ne cdo fushe.
Sot eshte nje komunitet qe ka mundur te ruaj gjuhen zakonet e tije.